Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goli i parë me Teutën në Superiore, Coulibali ka një falënderim special

schedule19:12 - 9 Shkurt, 2020

schedule 19:12 - 9 Shkurt, 2020

Sulmuesi i Teutës, Ide Gomes Coulibali, shënoi golin e parë me fanellën blu në takimin kundër Luftëtarit. Pas shënimit të golit, sulmuesi falënderoi Zotin dhe ish-futbollistin Mamadu Djalo.

“Arrita të shënoj falë teje Zot, që me ke treguar gjithmonë rrugën e drejtë. Faleminderit dhe ty, Bobo, dhe jam krenar që kam kaluar të njëjtën rrugë të vështirë si ty. Kam shumë gjëra për të mësuar, por gjithmonë i pranoj këshillat tua dhe gjithmonë do të bërtas: Faleminderit shumë, shumë! E di se ti je më i miri i të gjitha kohërave në Guinea”, shkroi Coulibali.

Sulmuesi i Teutës dhe ish-mesfushori Mamadu “Bobo” Djalo, kanë një karrierë të njëjtë. Si Coulibali, ashti dhe Djalo, kanë luajtur në të kaluarën për ekipin portugez Boavista, si dhe të dy janë me origjinë nga Guinea Bissau./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!