Goleadori Nwabueze arrin akordin, pritet zyrtarizimi në Malajzi

schedule09:55 - 22 Maj, 2021

schedule 09:55 - 22 Maj, 2021

Kyrian Nwabueze, sulmuesi që u largua nga Laçi pa u mbyllur sezoni, mund ta vazhdojë karrierën në Malajzi. Amerikani ka marrë një ofertë së fundmi.

Abcnews.al mëson se Kuala Lumpur është ekipi që kërkon shërbimet e golashënuesit të sezonit të shkuar në Kategorinë Superiore.

Parimisht ka një akord për anën financiare, por ende mungon zyrtarizimi. Nwabueze me Laçin shënoi vjet 24 gola, kurse sezonin aktual vetëm 7.

Në të shkuarën ai është aktivizuar edhe në Armeni, Maqedoninë e Veriut, Slloveni dhe në Kosovë te Drita, para se të vishte fanellën e bardhezinjve të Laçit. /abcnews.al