Flamurtari dhe Laçi janë ndarë në një barazim 3-3, me të dyja skuadrat që e kërkuan deri në fund fitoren. Pjeshka kaloi në avantazh vlonjatët në minutën e 28-të të sfidës, ndërsa Xhixha barazoi shifrat në minutën e 39-të. Sukaj shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 45-të, për ta mbyllur fraksionin e parë me shifrat 2-1.
Në pjesën e dytë, Laçi bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe arriti të përmbysë në dy minuta. Guimaraes (64’) dhe Nuabueze në minutën e 66-të i dhanë avantazhin 2-3 Laçit, duke kaluar për herë të parë në epërsi të besuarit e Starovës. Megjithatë, kurbinasit nuk arritën ta ruanin avantazhin, duke u barazuar nga Haruni në minutën e 85-të./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE (16:00)
Flamurtari – Laçi 3-3
Pjeshka 28’, Sukaj (p) 45’, Haruni 85′ / Xhixha 39’, Guimaraes 64′, Nuabueze 66′
Flamurtari: Moçka, Qarri, Deliaj, Zeqaj, Pjeshka (Haruni 47′), Gocaj, K. Nebihi, Muçollari (Hoxhaj 67′), Rrapaj, Vrapi, Sukaj (Vatnikaj 88′). Trajner: Dritan Sadedini
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Ignjatovic, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nuabueze (Turkaj 70′). Trajner: Sulejman Starova