Tirana e Kukësi vijojnë duelin në distancë për titullin kampion. Diferenca mes tyre mbetet 9 pikë. Bardheblutë triumfuan në Gjirokastër me rezultatin 50, teksa shënuan tre herë në pjesën e parë me anë të Vangjelit, Cobbinah dhe Hasanit. Në të dytën Batha e Dunga i dhanë shuplakën gjirokastriteve, që matematikisht bien në Kategorinë e Parë.
E njëjta gjë edhe për Flamurtarin, që u mund nga Skënderbeu. Korçarët iu falën golit të Gripshit dhe ruajnë vendin e tretë. Kukësi, me Partizanin ia doli të triumfojë me shifrat 1-3. Abazaj hapi takimin në fundin e pjesës së parë, kurse Boldor në të dytën shënoi autogol. Ethemi shënoi të tretin, kurse Solomon thjesht ngushtoi shifrat.
SHIKO EDHE: GOLAT E SHËNUAR NË SUPERIORE (VIDEO)
Fitore me vlera për Laçin, që shënoi pesë herë në portën e Vllaznisë. Autorë të ndryshëm, ndërkohë që edhe shkodranët e gjetën dy herë rrugën e rrjetës. Në Ballsh Bylisi ia doli të fitonte falë një goli të Goxhajt dhe mori një triumf të artë. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
Luftëtari-Tirana 0-5
Shënues: Vangjeli 3’, Cobbinah 20’, Hasani 42’, Batha 66’ (pen.), Dunga 77’
Bylis-Teuta 1-0
Shënues: Goxha 91’
Laçi-Vllaznia 5-2
Shënues: Marku 17’, Deliu 34’, Ignjatovic 79’, Prengaj 84’, Rapo 93’/ Zogaj 50’, Lika 82’
Flamurtari-Skënderbeu 0-1
Shënues: Gripshi 59’
Partizani-Kukësi 1-3
Shënues: Solomon 72’ / Abazaj 45’, Boldor 50’, (aut.), Ethemi 60’