Reperi i njohur, Gold Ag u bë në 28 nëntor baba i një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Gueril. Me lajmin e lindjes, reperi zbuloi edhe emrin për vogëlushin.
Ky emër hapi diskutime të shumta, ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për “Prive”, reperi iu ka shpjeguar të gjithëve domethënien e tij. Gold Ag ka treguar se emri Gueril ka të bëjë me një metodë sulmi të luftëtarëve kundër armikut dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që ka qenë ushtri guerile.
“Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe lufta frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht. Kështu që gueril është ai, luftëtar që sulmon befasishëm me grupe të vogla armikun”, ka shpjeguar Gold AG.
Në të njëjtën ditë që u bë baba, reperi publikoi edhe këngën “Babë e djalë”, kushtuar lidhjes mes prindit e fëmijës e sigurisht motivimin për të luftuar për lirinë e atdheut. l.k/abcnews.al