Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold AG është treguar gjithmonë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private. Pak kohë më parë, këngëtari nga Kosova kurorizoi dashurinë në martesë me partneren Ermira Shkodra.
Deri më tani, ai është munduar ta mbajë larg vëmendjes së publikut identitetin e saj, por së fundmi Gold AG ka ndarë së fundmi me ndjekësit në Instagram një foto ku shfaqet krah partneres së veshur me fustan të bardhë.
View this post on Instagram
Ti m’ke bo komplet, e me t’rujt e kam nga Zoti amanet ❤️ @__dr.ermira.shkodra
Por, nuk ka munguar as një dedikim i ëmbël i tij, teksa shkruan: “Ti m’ke bo komplet, e me të rujt e kam nga zoti amanet”. Fotoja ka marrë qindra komente nga miqtë dhe fansat e tij. /abcnews.al



