Është shënuesi më i mirë i këtij kampionati.
Cody Gakpo mbetet një nga shpresat e mëdha të Holandës për të fituar Evropianin, ndërsa statistikat tregojnë se ai godet sidomos në turnetë e mëdhenj, me “yllin” 25-vjeçar I Liverpulit ka realizuar tri herë në Euro 2024, po aq sa tre lojtarë të tjerë që tashmë janë eliminuar, dhe ka mundësi ta rrisë nivelin në gjysmëfinalen ndaj Anglisë.
Ai tundi rrjetën ndaj Polonisë, Austrisë e Rumanisë dhe është pretendenti kryesor për “Këpucën e Artë”, të turneut.
Gakpo shënoi po 3 gola në Kupën e Botës, kundër Senegalit, Ekuadorit dhe Katarit, ndërsa nga 12 rrjeta me kombëtaren, asnjë nuk është në ndeshje miqësore.
Holandën e ka ndihmuar në eliminatoret e Kupës së Botës, në eliminatoret e Evropianit dhe në Nations League, përveçse në fazat finale të tre turneve të fundit, teksa në Angli po mendojnë se Liverpool duhet të besojë më shumë te ky holandezi 25-vjeçar që duket se ka arritur pjekurinë e duhur në karrierë.
Në kombëtaren e “Tulipanëve”, ku ka mjaft talent, por jo emra të mëdhenj, ai është një nga “yjet” kryesorë, bashkë me kapitenin Van Dijk apo sulmuesin Memphis Depay. Gakpo është mjaft në formë dhe Anglia është e paralajmëruar. /i.m /abcnews.al