Golat kërkohen nga Sindrit Guri, dy klube të Superiores e “joshin” me oferta

schedule08:41 - 1 Shtator, 2021

schedule 08:41 - 1 Shtator, 2021

Sindrit Guri kërkohet nga dy klube të Superiores, konkretisht nga Partizani dhe Kukësi. Ky është lajmi i Panorama Sport i përcjellë në numrin e ditës së sotme.

Guri u largua para tre vitesh nga Kukësi, që përfitoi 710 mijë euro nga shitja e tij tek Ostende dhe tani verilindorët po tentojnë ta bindin.

Nga ana tjetër edhe Partizanit i nevojitet një sulmues dhe Guri konsiderohet një mundësi e mirë, edhe pse sezonin e kaluar nuk ka luajtur për shkak dëmtimi.

Gjithsesi, burime pranë sulmuesit i thonë abcnews.al se ai nuk dëshiron të rikthehet në Superiore dhe së fundmi ka refuzuar edhe një propozim nga një klub shqiptar.

Guri është lojtar i lirë dhe pasaporta italiane që zotëron mund ta ndihmojë të luajë në ndonjë klub jashtë vendit, si në Itali ku ka pasur në të shkuarën propozime. / abcnews.al