Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Golashënuesi i Superiores, Kyrian Nwabueze mund Shkurtajn dhe merr milionat

schedule23:17 - 29 Korrik, 2020

schedule 23:17 - 29 Korrik, 2020

Kyrian Nwabueze u shpall golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Superiore. Goleadori i Laçit gjeti golin edhe në fitoren e sotme 2-3 që arritën bardhezinjtë në Durrës përballë Teutës së Edi Martinit.

Amerikani me origjinë nga Nigeria, e mbylli sezonin me 24 gola të shënuar në 30 ndeshje të zhvilluara, duke fituar duelin me Vasil Shkurtajn e Kukësit, i cili regjistroi 22 rrjeta në kampionat.

Ky ishte sezoni i parë i Nwabuezes në elitën e futbollit shqiptar. Një afrim fantastik i ekipit kurbinas në merkaton e verës së kaluar dhe një sulmues që bëri diferencën.

Potencë fizike, nuhatje e frikshme dhe aftësi për të shënuar nga shumë pozicione. 27-vjeçari ndihmoi Laçin të shpallet forcë e tretë e kampionatit dhe të kualifikohet në Europa League, teksa ia doli të fitonte çmimin prej 2 milion lekësh të vjetra, që FSHF akordon çdo sezon për goleadorin më të mirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!