FIER– Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Socialiste komentoi goditjet që ka kryer sistemi i drejtësisë.
Ai theksoi se Partia Socialiste e ka dorëzuar shpatën dhe se ajo nuk merret më mbrapsht në dorë të politikës.
“Nuk dua të numëroj njerëz dhe nuk dua të përmend emra njerëzish. Behët fjalë për 12 vjet rrugëtim. PS është parti shumë e madhe dhe ne kemi shumë njerëz të angazhuar në qeveri. Kjo është zgjedhja që kemi bërë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund se ndryshe për çfarë e bëmë këtë zgjedhje.
Zgjedhja që bëmë është të dorëzojmë shpatën, nuk është në dorën tonë. Shpata është dorëzuar dhe nuk merret më, fjalët për të mbajtur një qëndrim në një moment të caktuar janë normale se ne jemi në demokracia dhe ne e kemi dorëzuar shpatën dhe nuk kemi çfarë të diskutojmë më. Ato janë vendime sovrane të drejtësisë”, u shpreh Rama në “Real Story”/abcnews.al