Goditje poshtë brezit, Gjici: Nuk ka trajnerë, kanë mbetur te formulat e vjetra

schedule16:42 - 16 Prill, 2020

schedule 16:42 - 16 Prill, 2020

Safet Gjici, presidenti i Kukësit, në një lidhje me emisionin “Fan Zone” në Supersport, foli edhe për temën e trajnerëve dhe theksoi se nuk është penduar për zgjedhjet e bëra. Në studio ai u nëmua edhe për trajnerët që i riktheu sërish, si Armando Cungu dhe Ernest Gjoka.

“Nuk jam penduar për asnjë. Rikthimet? I kemi marrë sepse s’kemi pasur të tjerë. Si i thonë një fjale, kur nuk ke pulën, ha sorrën. Askush nuk e mendonte që trajneri i portierëve mund të bënte shumë më mirë se të tjerë që ne i quajmë profesorë. Ja që trajneri i portierëve e mori poshtë Tiranën dhe çoi 9 pikë para në krye.

Shqipëria nuk ka trajnerë, por thjeshtë trajnerë që kanë qenë futbollistë të mirë. Kanë ngelur në vend me ato formulat e vjetra. Trajnerët e huaj duan kohë dhe ne investojmë dhe nuk kem i aq shumë kohë. Nuk i kemi larguar ne trajnerët, por rezultatet. Çdo gjë matet me pikë. Edhe kur i kam hequr, unë i kam arritur objektivat e mia”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!