“Goditje fatale”, Berisha: Të rinjve iu kanë vrarë shpresën, mendojnë se ky vend nuk bëhet

schedule19:45 - 4 Korrik, 2022

schedule 19:45 - 4 Korrik, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se qeveria ka arritur ta rrënojë më shumë se këdo tjetër brezin e ri të vendit.

Në një takim me anëtarët e FRPD, Berisha u shpreh se të rinjve iu është vrarë shpresa dhe kanë krijuar bindjen se Shqipëria nuk bëhet, diçka që e quajti goditje fatale për vendin.

“Nuk ka njeri si të mos përmendë skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë nga mafia Rama-Veliaj. Një treshe e tyre, krijon 24 ndërmarrje me qëllimin e vetëm lëshimin e faturave false për të vjedhur paratë e buxhetit të shtetit. Të gjitha këto qëndrim të kësaj qeverie, e cila e kam thënë dhe e them, në çdo fjalë lëshon një mashtrim, një çdo firmë një vjedhje. Kanë arritur të godasin, të rrënojnë, duhet të jemi realist me shumë se këdo tjetër, brezin e ri të vendit. Kanë arritur t’i vrasin shpresën, kanë arritur t’i krijojnë bindjen atij se ky vend nuk bëhet. Dhe e vërteta është se nuk ka goditje më të madhe për Shqipërinë se sa mendimi i shqiptarëve se ky vend nuk bëhet. Ajo është goditje fatale për vendin nëse nuk e ndryshojmë”, tha Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!