Goditje e rëndë për Interin, sulmuesi ka kërkesa të larta

schedule19:39 - 20 Nëntor, 2019

schedule 19:39 - 20 Nëntor, 2019

Skuadra e Interit është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Chelsea, Olivier Giroud. Francezi nuk po luan thuajse fare te Blutë e Londrës dhe i ka bërë gati valixhet, për të lëvizur në muajin janar.

Giroud është edhe në vitin e fundit të merkatos dhe rinovimi duket i largët. Si pasojë, klubi i Interit kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe të nënshkruajë me sulmuesin, por kërkesat e këtij të fundit janë shumë të larta.

Sipas Gazetta Dello Sport, Interi është shumë larg firmës me sulmuesin 33 vjeçar dhe vetëm në rast të ndonjë kthese të papritur, mund të ketë akord mes dy palëve. Deri më tani, tratativat janë bllokuar nga agjenti i bomberit francez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!