Cagliari ka vendosur të kopjojë modelin anglez në lidhje me çështjen e racizmit. Ky fenomen negativ nuk ka munguar gjatë këtij sezoni në “Sardegna Arena”, aty ku shumë lojtarë të skuadrave kundërshtare kanë pësuar thirrje dhe kore raciste.
Tre tifozë e kanë pësuar keq. Klubi sard ka marrë masën ekstreme dhe i ka përjashtuar përjetë tre tifozët racistë. Hera e parë që ndodh në Itali një vendim i kësaj forme dhe tani mund të thuhet që po luftohet racizmi.
Tifozët u identifikuan falë punës së stjuartëve dhe stafit të sigurisë që vepron në ambientet e brendshme të stadiumit të Cagliarit. /abcnews.al