Mesfushori i Chelseas, Tiemoue Bakayoko, është shumë pranë rikthimit në “San Siro”. Sipas raportimit të “SportMediaset”, gjuha e përbashkët mes klubeve është gjetur dhe me shumë mundësi ditën e diel ose të hënën gjithçka do të finalizohet.
Drejtuesit e Milanit po bëjnë maksimumin që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt, me Maldinin dhe Massara që kërkojnë me çdo kusht rikthimin e francezit në Milanello. Bakayoko ishte një nga lojtarët e preferuar të tifozërisë kuqezi dhe rikthimi i tij kërkohet edhe nga ata.
26-vjeçari në sezonin e fundit u aktivizua në radhët e Monacos, ku ishte në formë huazimi nga londinezët. Pritet që Milan të paguajë fillimisht 3 milionë euro në arkat e Chelsea dhe më pas 20 milionë të tjera, plus disa bonuse, nëse dëshiron ta transferojë përfundimisht. /abcnews.al

