Goditja e madhe e Bylisit, prezanton lojtarin që shkëlqeu te Luftëtari

schedule15:58 - 19 Shtator, 2020

schedule 15:58 - 19 Shtator, 2020

Gresild Lika ka zgjedhur Bylisin për të vazhduar karrierën. Një nga surprizat më të bukura të sezonit të kaluar te Luftëtari, ekip ku shënoi 6 gola, fitoi gjyqin me bluzinjtë katër ditë më parë në lidhje me rrogat e prapambetura, duke dalë lojtar i lirë.

22-vjeçari ofensiv nuk ka humbur kohë dhe është prezantuar pak çaste më parë si lojtari më i ri i Bylisit. “Gresild Lika, një nga lojtarët e spikatur në Superiore në sezonin e shkuar, mjeshtri i eurogolave zyrtarizohet si pjesë e Bylisit për sezonin në vijim dhe jo vetëm.

Lika është një element me shumë perspektiv, i cili e rrit edhe më shumë forcën e grupit tonë. Presidenti Besnik Kapllanaj, pasi ka gjetur akordin e prezanton Likën, si një nga afrimet cilësore në skuadrën tonë.

I urojmë mirëseardhjen Likës dhe suksese me fanellën e skuadrës sonë të zemrës! Merkato vazhdon plot surpriza“, lexohet në komunikatën e klubit ballshiot. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!