Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditja e grupeve kriminale/ Policia: Paratë e përfituara dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme

schedule15:03 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 15:03 - 10 Dhjetor, 2025

Një operacion i shtrirë në Durrës, Fushë Krujë e Tiranë, çoi në arrestimin e disa personave.

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku ka dhënë edhe detaje lidhur nga ky aksion, ku është zbuluar edhe se si vepronte grupi kriminal.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.

Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

1-Marvin  Bushati

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3-Sokol  Qaja

4-Gazmir  Rraja

5-Perparim  Rraja

6-Rexhep  Rraja, (djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja)

7- Zamir Alia

Shtetasve Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo, të cilët janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale, u është komunikuar masa arrest në burg,.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!