Goditja e Bayer Leverkusen: Akord me talentin e River Plate, zbulohen detajet

schedule17:41 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 17:41 - 16 Dhjetor, 2019

Bayer Leverkusen ia ka dalë të mbyllë marrëveshjen me River Plate për shërbimet e Exequiel Palacios. 21-vjeçari i talentuar pëlqehej nga shumë klube europiane, sidomos nga Real Madrid, por “Aspirinat” u treguan më të shkathët dhe mbyllën akordin për shumën e 22.2 milionë eurove.

18.7 milionë do të shkojnë për klubin e famshëm argjentinas, ndërsa 3.7 milionë i takojnë futbollistit, i cili zotëronte një përqindje të kartonit të tij. River ka mbajtur 10% të kartonit të mesfushorit dhe do përfitojë para, nëse Leverkusen e shet Palacios në të ardhmen për një shumë më të madhe se ajo që e bleu.

Lojtari, i cili është aktivizuar në 14 ndeshje këtë sezon me River, firmosi një kontratë deri në vitin 2025 me klubin gjerman dhe do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Palacios cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit argjentinas, teksa numëron edhe katër ndeshje të zhvilluara me kombëtaren. /abcnews.al

Exequiel Palacios

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!