Policia e Korçës ka vënë në pranga një 34 vjeçar i cili për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dy persona.
Dipas uniformave blu bëhet me dije se ky shtetas një ditë më parë ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz.
Fatmirësisht të dy personat ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në fshatin Libonik, infomojmë së specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, në përfundim të veprimeve proceduriale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- R., 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”./abcnews.al