Novak Djokovic është skualifikuar nga US Open, në turin e katërt. Gjatë përballjes me spanjollin Pablo Busta, tenisti serb goditi pa dashje një nga gjyqtaret e ndeshjes dhe më pas u vendos nga gjyqtarët që Djokovic të eliminohej. Pamjet tregojnë qartazi që numri një në botë i tenisit sa që e pa gjyqtaren.
REAGIMI NË RRJETET SOCIALE – Në orët e parë të ditës së sotme, Djokovic e ka ndjerë të shkruajë disa radhë mbi ngjarjen që ndodhi dhe kërkon falje. “E gjithë kjo situatë më ka mërzitur shumë dhe ndihem bosh. Falë Zotit ajo është OK dhe më vjen jashtëzakonisht keq që i kam shkaktuar një stres të tillë. Ishte diçka e padëshiruar.
E gabuar. Nuk po e zbuloj emrin e saj për të respektuar privatësinë. Sa i takon skualifikimit, duhet të kthehem dhe të kthehem. Të gjitha janë një mësim për rritjen dhe zhvillimin tim si lojtar dhe si njeri. Kërkoj falje ndaj US Open dhe të gjithëve.
I jam shumë mirënjohës ekipit tim dhe familjes për mbështetjen, si dhe tifozëve që kanë qenë gjithmonë krah meje. Faleminderit dhe më vjen shumë keq”, shkruan Djokovic në postimin e bërë në faqen e tij në “Instagram”.
PRAPASKENA – Djokovic, pasi kishte ndihmuar gjyqtaren e rrëzuar pas goditjes me top, pati një bisedë me drejtuesit e turneut. Kërkesa e tij për të marrë një dënim më të lehtë se skualifikimi nga US Open nuk u mor në konsideratë.
Një prej drejtuesve i komunikoi serbit skualifikimin dhe Djokovic në ato momente dëgjohet të thonë se “Vetëm një minutë më parë ti më the diçka tjetër” dhe mori këtë përgjigje. “Ne duhet t’ju dëbojmë, nuk kemi zgjidhje tjetër. Ata e morën dhe e çuan gjyqtaren në spital pas goditjes që i dhatë me top”.
Djokovic më pas ka shtuar se nuk ajo nuk ka pse të shkojë në spital për atë goditje. Pavarësisht tentativës së tenistit për të bindur drejtuesit e turneut, vendimi ishte i prerë dhe Djokovic u detyrua t’i jepte dorën kundërshtarit dhe të largohej i zhgënjyer. /abcnews.al