Mat, arrestohet 37 vjeçari, dyshohet për shpërthimet

schedule09:52 - 11 Nëntor, 2017

schedule 09:52 - 11 Nëntor, 2017

37 vjeçari Eltion Daçi është arrestuar nga policia e Matit si autor i dyshuar i dy ngjarjeve të fundit me lëndë shpërthyese të ndodhura në qytet. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg”. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë 4 nëntor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të bashkisë Mat./abcnews.al