Një 25-vjeçar banues në Levan, ka rënë në prangat e policisë për shkak se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë, 24 vjeçarin N.O.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1Maji” në Levan të Fierit.
Sipas policisë 24-vjeçari i plagosur ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fier/Informacion
Plagosi me mjet prerës një shtetas, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.
Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maj”, Levan, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi N. O., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. R., i cili mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin N. O., 24 vjeç, banues në Levan.
24-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin A. R., 25 vjeç, banues në Levan, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/