Goditi me shkelm macen dhe e hodhi në det, arrestohet shqiptari që zemëroi grekët me shakan “pa kripë”

schedule08:39 - 3 Maj, 2022

schedule 08:39 - 3 Maj, 2022

GREQI – Është arrestuar shqiptari i cili u shfaq në një video duke joshur një mace pranë bregut të detit dhe më pas e goditi me këmbë duke e hedhur në ujë. Kjo video ka irrituar qytetar në Edipsos të cilët e kanë shpërndare me shpejtësi videon, ndërkohë lidhur me arrestimin e tij ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos.

“Pak më parë policia greke ka arrestuar një person që ka goditur me shkelma dhe ka hedhur në det një kotele”, tha ai në postimin e tij.


“Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por në çdo rast është çështje humanizmi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke”, shtoi ai.

I riu i lindur në vitin 1992 është me origjinë shqiptare dhe është arrestuar në banesën e tij, ndërsa hetimet paraprake sipas Policisë i ka ndërmarrë AT Istiaia. Në fakt, sipas informacioneve, 30-vjeçari është i skeduar për drogë dhe është identifikuar nga tatuazhi në këmbë i cili shfaqet në video. Në Greqi torturimi i kafshëve është një vepër penale dhe dënohet me gjobë deri në 50 mijë euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.
/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!