Një sherr ka ndodhur mes kushërinjve në Kukës. Pas sherrit 34-vjeçari ka goditur me sfurk kushëririn e tij 42-vjeç.
42-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Autori 34-vjeçar është arrestuar nga policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/