Goditi me grushte doganierin në Morinë, arrestohet 58-vjeçari në Kukës

schedule09:55 - 22 Janar, 2025

schedule 09:55 - 22 Janar, 2025

KUKËS- Një 58-vjeçar është arrestuar në qytetin e Kukësit. Policia thekson si i arrestuari ka goditur me grushte punonjësin e doganës në Morinë, për shkak të detyrës.

Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë doganierin.  Në automjetin e  tij u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

I arrestuari është banues në fshatin Pobreg, Kukës. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rastit. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!