Gjykata e Kukësit ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Arjola Sallahun, 21 vjeçaren e përfshirë në konfliktin e 6 majit në Has.
Mesditën e sotme, nisi seanca për dhënien e masës, gjatë së cilës asnjë prej të afërmve të saj nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.
21 vjeçarja Sallahu dhunoi çiftin e bashkëshortëve Jaku përkatësisht 65 vjeç dhe 60 vjeç në fshatin Tpla të Hasit. Dyshohet se e reja goditi çiftin me sëpatë. Por konflikti për tokën nuk mbeti me kaq, pasi djali i çiftit të dhunuar erdhi nga Anglia dhe vrau me armë ditën e djeshme Ryshyt Sallahun, vëllain e Arjola Sallahut të përfshirë në konfliktin e 6 majit.
/abcnews.al