(VIDEO) Makina përplaset me autobusin/ Fier, lëndohet drejtuesi. Shpëtojnë pasagjerët e autobusit

schedule14:52 - 19 Maj, 2025

schedule 14:52 - 19 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Patos ku një autobus është përplasur me një mjet.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Portëz ku mjeti tip Ford është përplasur me autobusin e linjës Fier-Roskovec. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit ndërkohë mes pasagjerëve fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia po heton ngjarjen, ku nga dyshimet paraprake mendohet se mjeti të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!