Një 33-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë është arrestuar sot nga Policia e Durrësit. Igli Shahini u ndalua pasi të martën e 28 Gushtit në lagjen Nr.14 të Durrësit ka goditur me grusht në sy një 64-vjeçar.
Sipas burimeve, shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta. Gjithashtu mësohet se 64-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë gjatë kontrollit fizik ndaj Shahinit, atij iu gjetën dhe sekuestruan një sasi kanabis sative.
33-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe narkotikëve./abcnews.al