Një bandë italo-shqiptare është goditur ditën e sotme në Genova. Tetë persona janë arrestuar, 2 janë lënë në arrest shtëpie dhe 7 të tjerë në detyrim paraqitje, të akuzuar për trafik kokaine nga Gjermania në Itali.
Të arrestuarit me origjinë shqiptare janë vëllezërit shqiptarë Alfred dhe Klodian Plloci nga Fushë Kruja, që drejtonin rrjetin, Kliton Strazimiri nga Bulqiza dhe Aurel Hasanaj nga fshati Kote.
Hetimi për bandën filloi në vitin 2017 dhe bëri të mundur identifikimin e dy vëllezërve shqiptarë të cilët ishin përfshirë në importimin e kokainës nga Gjermania në Liguria, duke shfrytëzuar kontaktet që kishin me bashkatdhetarët. Të dy duke përdorur disa korrierë të cilët, duke kaluar nëpër Francë, ku kishte një bazë logjistike, transportonin kokainën në Genova.
Kokaina transportohej e fshehur në makina. Për shpërndarjen ishte ndërtuar një rrjet kapilar, i cili parashikonte shitjen me pakicë. Ndër shumë prova me të cilat është dokumentar përfshirja e të arrestuarve janë edhe përgjimet telefonike dhe mjedisore. Gjatë hetimeve u sekuestruan gjithsej rreth 5 kg kokainë./ db/Abcnews.al


