Policia e kryeqytetit godet një grup falsifikatorësh e trafikantësh vizash që dyshohet se dërgonin shtetas të ndryshëm shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë prerë 13 fletë-arreste nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 7, ndërsa 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Po sipas të njëjtave burime mësohet se janë zbuluar edhe dy baza ku kryheshin këto falsifikime vizash amerikane dhe britanike. Hetimet e ndaj këtij grupi janë kryesuar nga prokurori Vladimir Mara, ndërsa të arrestuarit në ditët e ardhshme do të dalin para gjykatës për tu njohur me arrestet e dhëna në mungesë. Kjo është hera e dytë në pak muaj ku goditet një grup trafikimi klandestinësh drejt SHBA-së dhe Anglisë. Pak muaj më parë, gjatë operacionit të koduar “One if By land” u vendosen në pranga 40 persona, mes të cilëve edhe 5 efëktivë policie, të dyshuar se
falsifikonin viza për në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. Grupi i vënë në pranga në mars, dyshohet se kishte trafikuar rreth 1000 shtetas shqiptarë, të cilët paguanin deri në 30 mijë dollarë për një vizë kanadeze apo amerikane./abcnews.al