Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goditet nga rrufeja teksa po kulloste bagëtitë, humb jetën 70 vjeçari në Dibër

schedule16:24 - 23 Gusht, 2023

schedule 16:24 - 23 Gusht, 2023

Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në Dibër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër teksa i moshuari ka qenë duke kullotur bagëtitë.

“Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!