Goditet grupi që trafikonte refugjatë

schedule13:06 - 31 Tetor, 2018

schedule 13:06 - 31 Tetor, 2018

Pesë persona janë vënë në pranga nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Arrestimi i tyre u u bë pasi ata siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetas të huaj kryesisht sirianë. Më pas, ata bënin të mundur trafikimin e tyre nga  Shqipëria drejt Malit të Zi dhe si destinacion përfundimtar BE-në.

Personat e ndaluar janë Ndue Ulaj, 33 vjeç; Sajmir Karaj, 34 vjeç; Florind Tole, 26 vjeç; Griseld Dekovi, 24 vjeç, dhe Gjokë Murçaj, 33 vjeç. Ndërkohë në kërkim u shpall P.P. Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga Greqia, në qytetet Korçë-Elbasan-Tiranë-Lezhë-Shkodër-Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Ndërkohë janë sekuestruar, 3 automjete, të cilët përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj,   një sasi Euro të gjetura personave të arrestuar si dhe dhjetëra  telefona celularë dhe karta SIM. Mbi këtë grup rëndojnë veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!