Goditet grupi kriminal “Karteli Ballkanik”/ Sekuestrohen 1700 kg kokainë në portin e Valencias, një shqiptar i arrestuar

schedule12:23 - 26 Shtator, 2023

schedule 12:23 - 26 Shtator, 2023

Zyrtarët e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, në një operacion të përbashkët me Policinë Kombëtare, kanë goditur sërish një organizatë kriminale në Spanjë “Karteli Ballkanik”, duke kapur më shumë 1700 kilogramë kokainë në portin e Valencias, dhe kanë arrestuar njërin prej tyre.

I arrestuari kishte ardhur nga Shqipëria për të mbikëqyrur transaksionin dhe ka trajnime ushtarake dhe njohuri të larta operacionale, thuhet në deklaratën e Agjencisë Tatimore dhe Policisë Kombëtare.

Kokaina ishte fshehur në kontejnerë me fruta deti nga Ekuadori në mënyra të ndryshme, duke përdorur vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false mbi to ose trarë me zgavra brenda për të vendosur lëndën narkotike.

Hetimi filloi kur u bë e ditur se rrjeti mund të importonte kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori në baza javore që do të fshihnin sasi të konsiderueshme droge.

/abcnews.al