Zërat e merkatos nuk ndalen dot tani, madje sa vijnë e bëhen më të shpeshta. Superiorja këtë verë do të humbasë disa prej lojtarëve më të mirë dhe në klube duhet të mendojnë të evidentojnë të tjerë në vazhdim.
Kristal Abazaj, i cili ka treguar se në Superiore bën diferencën, pritet të transferohet sërish jashtë vendit. “Panorama Sport”, interesimin e polakëve të Lechia Gdansk e ka veçuar në faqen e parë të ditës se sotme, madje thuhet se klubi polak nuk do vetëm atë, por edhe mesfushorin tjetër të Kukësit, Valon Ethemi.
Duke mbetur te merkato, e njëjta gazetë shkruan se Partizani inka vendosur çmimin sulmuesit Erald Çinari. Shkodrani, i cili është shënuesi më i mirë i skuadrës së kuqe me 9 gola, kërkohet nga disa klube turke dhe kampionët në fuqi duan 250 mijë euro për kartonin e tij.
Lajm tjetër kryesor është një incident i ndodhur në Korçë. Një penallti e dhënë dhe me pas e anuluar ka krijuar tension, ndërkohë që raportohet se është goditur edhe arbitri anësor, Rejdi Avdo. Ai ka marrë një goditje me shishe nga tribuna. / abcnews.al