Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Goditën me sende të forta 42 vjeçarin në Sarandë, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar

schedule14:44 - 23 Shkurt, 2025

schedule 14:44 - 23 Shkurt, 2025

Shpallet në kërkim shtetasi Xhevair Mejdi, së bashku me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin Leonidha Mako, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm gjatë ditës, në rrugën “Lefter Talo”, mes shtetasve Leonidha Mako dhe Florian Mejdi (xhaxhai i shtetasit Xhevair Mejdi).

Vijon puna për kapjen e tre shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin Xh. M., 34 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se rreth orës 20:30, në lagjen nr. 2, së bashku me dy shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta, shkopinj dhe leva hekuri, shtetasin L. M., 42 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm gjatë ditës, në rrugën “Lefter Talo”, mes shtetasve L. M. dhe F. M., 46 vjeç (xhaxhai i shtetasit Xh. M.), ndaj të cilëve nisi gjithashtu procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.”, njofton policia.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!