Goditën me mjete të forta një person në Durrës, policia kap autorët

schedule12:57 - 26 Shtator, 2021

schedule 12:57 - 26 Shtator, 2021

Dy persona janë shoqëruar nga policia pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta kanë qëlluar me mjete të forta E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Goditën me mjete të forta pas një konflikti të çastit nje shtetas, shoqërohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Në lagjen Nr.18 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasit B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe  shoqërimin  në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme,  autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. H., dhe A. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al