Goditën gjyqtarët e ndeshjes, arrestohen tre lojtarë të Këlcyrës

schedule09:03 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 09:03 - 11 Dhjetor, 2017

Tre lojtarë të ekipit të futbollit të Këlcyrës kanë rënë në prangat e policisë, pasi ditën e diel kanë goditur gjyqtarët e ndeshjes Përmeti- Këlcyra.Ata janë E.K,30 vjeç, banues në Përmet, A.H, 21 vjeç, banues në Gjirokastër dhe M.Xh, 21 vjeç, banues në Përmet, (të tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra).

Sipas njoftimit të policisë në datën 10.12.2017, në stadiumin “Durim Qypi”, në Përmet , në pjesën e dytë të ndeshjes së  futbollit Përmeti – Këlcyra,  kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje,  shetasit A.P dhe A.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal./abcnews.al