Tre persona janë proceduar penalisht për mosdeklarim të parave, tentativë për të kaluar kufirin me dokumente false si edhe për kontrabandë të mallrave.
Ndërsa një tjetër person është arrestuar pasi rezultonte i akuzuar për vjedhje.
Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në inteligjencën policore, janë goditur 3 raste të paligjshmërive në kufi.
– Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 18 900 euro.
-Goditet një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë.
-Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente false. Sekuestrohen 1 pasaportë dhe 1 kartë ID.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 3 raste të paligjshmërive në kufi. Për këto raste, DVKM Durrës referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-60 vjeç, shtetas nga Maqedonia e Veriut, pasi gjatë kontrollit në hyrje, i janë gjetur 18 900 euro, që nuk i kishte deklaruar në kufi;
-54 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë, pa faturat përkatëse;
– 29 vjeç, banues në Kosovë, pasi në dalje, ka paraqitur në sportel, pasaportë dhe kartë ID me të dhënat e një shtetasi tjetër kosovar.
Gjithashtu, u kap dhe u ndalua shtetasi 32 vjeç, banues në Korçë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.