Godinat e braktisura në Vlorë strehë për të droguarit

schedule14:59 - 21 Nëntor, 2020

schedule 14:59 - 21 Nëntor, 2020

Godinat e braktisura në qytetin e Vlorës janë kthyer në një shqetësim real për vetë qytetarët të cilët kërkojnë ndërhyrjen e pushteti vendor, për të vënë dorë për godinat që janë disa në qytetin bregdetar.

Shqetësimi më i madh mbeten përdoruesit e lëndëve narkotike. Ata përdorin këto vende për të konsumuar lëndën narkotike.

Nuk kanë munguar edhe rastet kur është dashur ndërhyrja e urgjencës për ti dërguar në spital për shkak të mbi dozës.

“Brenda është e mbushur plot me shiringa. Duhet të marrin masat, është keq fare.”, thotë një prej qytetarëve

Frika më e madhe e banorëve janë fëmijët.

“Fëmijët luajnë atje. U flasim, u thotë mësuesja por nuk dëgjojnë…Fëmija nuk di. Luajnë atje”, thotë një tjetër.

Por edhe vetë qytetarët kanë pasiguri.

“Kemi frikë, atje jo që drogohen por 500 pisllëqe bëhen”, tregojnë ata.

Në lagjen 28 nëntori është një tjetër godinë e braktisur.

Banorët e asaj zone shprehen se këto godina janë edhe  burim epidemie, për këtë arsye shteti duhet të ndërhyjë sa më shpejt./abcnews.al