Dy vetë humbën jetën në një aksident të rëndë në Savër, në rrugën Lushnje –Fier. Sipas policisë, makina me të cilën po udhëtonin viktimat, Idajet Toshkallari 64 vjeç nga Rrapeza e Lushnjes, dhe një pasagjere akoma e paidentifikuar, u godit nga pas një tjetër makinë që drejtohej nga 29 vjeçari Edi Gjini banor i fshatit Pirre. I riu që rezulton të jetë kushëri me viktimën, pasi ka parë që makina ka përfunduar në kanal, është larguar në shtëpinë e tij, atje ku dhe e arrestoi policia. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, nëse goditja ka qenë e qëllimshme apo aksidentale. Ndërkohë policia po punon për të identifikuar viktimën femër e cila nuk kishte me vetë asnjë dokument. /ABC News Albania 24/7
Godet me makinë kushëririn, dy të vdekur në aksidentin në Savër
schedule08:58 - 21 Gusht, 2019
schedule 08:58 - 21 Gusht, 2019