Godet Kukësi, blindon krahun e majtë me lojtarin e Shqipërisë

schedule13:58 - 11 Shtator, 2020

schedule 13:58 - 11 Shtator, 2020

Besir Demiri ëshët zyrtarisht pjesë e Kukësit, ashtu sikurse dy ditë më parë Abcnews.al raportoi. Mbrojtësi i majtë ka mbërritur në kryeqytet dhe ka nënshkruar për dy vite, sikurse njofton klubin i Kukësit përmes rrjeteve sociale.

“Besir Demiri është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur sot kontratën 2-vjeçare me skuadrën tonë. Ish- futbollisti i Kombëtares sonë luajtur për shumë vite në kampionatin maqedonas, por edhe në Ukrainë dhe në Sllovaki. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Demiri do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Wolfsburgut! Veç pozicionit si mbrojtës i majtë, Demiri luan edhe në mesfushë! Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtësit Demiri! Mirë se vjen Besir”, njofton klubi i Kukësit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!