Goal: Real Madrid e ka përfunduar marrëveshjen me Kylian Mbappe

schedule19:28 - 17 Maj, 2022

schedule 19:28 - 17 Maj, 2022

Kylian Mbappe ka arritur marrëveshje me Real Madridin.

Por, sipas Goal.com zyrtarizimi i këtij transferi pritet të ndodhë vetëm pas finales së Ligës së Kampionëve.

Mbappe ka kontratë me Paris Saint-Germainin vetëm edhe një muaj dhe pastaj do të jetë lojtar i lirë dhe do t’ju bashkohet “Los Blancos”.

Zyrtarët e ekipit nga Parisi janë munduar në të gjitha mënyrat për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në kryeqytetin francez, por ai është i vendosur për ta realizuar ëndrrën e fëmijërisë.

Parisi do ta zhvillojë ndeshjen e fundit sezonale ndaj Metzit më 21 maj dhe pas pak ditësh pritet të bëhet zyrtarizimi i transferimit të ish-futbollistit të Monacos në “Santiago Bernabeu”.

Sipas Goal.com kanë mbetur vetëm që të përmbyllen edhe detajet e fundit të marrëveshjes.