Glauk Olldashi u shprej në Kuvendin e PD-së se qëllimi i demokratëve duhet të jetë përtej rrëzimit të PS-së nga pushteti, ndërsa shtoi se për këtë nuk mjaftojnë vetëm akuzat ndaj kundërshtarëve.
“Kemi kaq muaj që shihemi nëpër foltore dhe takime në Shqipëri. Sot jemi në një nga takimet e fundit. Unë jam i ri dhe më pëlqen të mendoj se rinia është ajo që ndezi këtë zjarr. Rinia do e mbajë ndezur për vite me radhë. Rinia është zemra e PD-së.
Në forumin rinor, janë intelektualët, artistët dhe kontributët e PD-së. Qëllimi i PD-së duhet të jetë përtej rrëzimit të PS-së. Nuk mund të vazhdojmë me mendimin se qytetarët duhet të zgjedhin të keqen më të vogël. Kur dalim për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve, duhet të jetë për vlerat e demokratëve, dhe jo vetëm se kundërshtari po shkatërron vendin.
Nuk mjafton të mblidhemi njëherë në dy vjet. Nuk mjafton të bëjmë vetëm politik në media. Duhet të kthehemi në shembull me politik.
Procesi që kemi nisur është një hap i mirë drejt kësaj rruge. Kemi mundësinë për ta bërë PD-në siç ka qenë. Gjithçka është në dorën tonë, do arrijmë të kalojmë veten. Fillim i ri, bashkë rikthehemi shpejt” – tha djali i Sokol Olldashit.