Gjysmëfinalja e parë me Juventusin, 5 titullarë të Milanit rrezikojnë shumë

schedule14:16 - 13 Shkurt, 2020

schedule 14:16 - 13 Shkurt, 2020

Milani dhe Juventusi do të përballen sonte në mbrëmje në aktin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë. Dueli spektakolar do të luhet në “San Siro”, duke nisur nga ora 20:45. Kuqezinjtë duan të lënë pas krahëve humbjen e hidhur në derbi dhe Kupa është e vetmja mundësi për të fituar trofe këtë sezon.

Nga një moment jo i mirë vijnë edhe bardhezinjtë. Djemtë e Sarrit regjistruan humbjen e dytë radhazi jashtë fushe në kampionat kundër Veronës dhe sonte do të bëjnë maksimumin për t’u rikthyer te rezultati pozitiv. Vendasit duhet të tregohen të kujdesshëm për të mos pësuar gol dhe për të mos u ndëshkuar me kartonë.

Pesë prej titullarëve të Stefano Piolit rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e kthimit. Zlatan Ibrahimovic, Theo Hernandez, Simon Kjaer, Sami Castillejo dhe Ante Rebic duhet të mos e teprojnë me ndërhyrjet e tyre, pasi një karton i verdhë ndikon që të humbasin duelin e katër marsit në Torino. /abcnews.al