Gjysmë i zhveshur me automatik në dorë, terrorizon ushtarët burri në Athinë

schedule09:48 - 31 Maj, 2022

schedule 09:48 - 31 Maj, 2022

Një incident është regjistruar në orët e para të së martës në Greqi.

Mediat në vend raportojnë se policia është njoftuar që rreth orës 03.00 të mëngjesit një burrë gjysmë i zhveshur, me automatik në dorë, ka kërcënuar të hapë zjarr në zonën ku ndodhet monumenti i Ushtarit të Panjohur.

Burri u shfaq përballë godinës së Parlamentit duke mbajtur në dorë një pankartë në të cilën shkruhej “Mbreti Minos, grusht shteti”, në dorën tjetër mbante armën ndërsa bërtiste fjalë që nuk kuptoheshin.

Brenda disa minutave, policia arriti në vendin e ngjarjes, rruga u boshatis dhe burri u largua nga monumenti.

Nuk dihet ende nëse ai kishte kërkesa për autoritet apo kërcënoi që të kryente vetëvrasje. Në rreth 90 minuta, burri u arrestua dhe u dërgua në komisariat. Në 05.00 të mëngjesit rrugët u hapën dhe ushtarët iu kthyen monumentit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!