Gjysma e personave mbi 18 vjeç në SHBA kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër koronavirusit, sipas të dhënave të botuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Gjithashtu duke filluar nga e hëna, të gjithë personat mbi 16 vjeç do të mund të vaksinohen. CDC raportoi se 129,988,985 – 50,4% – e personave të moshës mbi 18 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid.
CDC gjithashtu raportoi se janë administruar 209,406,814 doza totale, rreth 79% e 264,505,725 e dozave në total.
Rreth 39.5% e popullsisë së përgjithshme të SHBA – 131 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine, dhe 25.4% e popullsisë – rreth 84 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht./abcnews.al