Gjyshet cool shqiptare që “thyen” rrjetin me videot në TikTok

schedule08:38 - 13 Nëntor, 2020

schedule 08:38 - 13 Nëntor, 2020

Gjyshe Nexhi dhe nipi i tij Armando janë bërë shumë të njohur në rrjete sociale, falë disa videove që publikojnë në TikTok. Armando tregoi në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se si lindi ideja për të krijuar video të tilla bashkë me gjyshen e tij, teksa tha se gjithçka lindi gjatë karantinës.

“Në fakt gjithçka nisi në karantinë. Më përpara bënim video dhe pastaj në karantinë gjithë ditën në shtëpi rritet kreativiteti. Bëmë një video duke bërë stërvitje dhe më pas filluam duke improvizuar çfarë na vinte në mendje.”, tha Armando.

Po prisja autobusin dhe një gocë aty më tha se të kam parë duke bërë gjimnastikë.”, tha Nexhi. Gjithashtu në një lidhje me Skype nga Anglia dhe SHBA-ja ishin dhe gjyshet Arta Hysi dhe Burbuqe Elezi, të cilat u bënë gjithashtu të njohura falë videove që publikojnë në TikTok.

Nuk e kisha idenë çfarë ishte Tik Tok-u dhe pasi u operova qëlloi dhe korona ngelëm të mbyllur. Vajza e vajzës për të kaluar kohën bëri disa filmime, videoja që goditi më shumë kishte marrë 1 milion e gjysmën shikues. Kështu fillova të dashurohesha me TikTok-un.“, tha Burbuqja. /abcnews.al