Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqtari u vra në sallën e gjyqit/ Autori dhe xhaxhai shprehin pendesë: Ngjarja ndodhi për shkak të kalvarit të gjatë në gjyqe

schedule09:32 - 9 Tetor, 2025

schedule 09:32 - 9 Tetor, 2025

Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi kanë shprehur pendesë dhe i kanë kërkuar falje publike familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit.

Ata thanë se ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psiqike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

E njëjta masë sigurie u dha për xhaxhanë e autorit, Gjon Shkambi dhe rojen e sigurisë në gjykatë, Banush Koxhaj.

Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.

Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit. Ai u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi, pasi dha vendimin lidhur me një çështje prone në Shkodër./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!