Gjyqtari u grushtua nga presidenti i klubit, Infantino reagon për skandalin në futbollin turk

schedule19:09 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 19:09 - 12 Dhjetor, 2023

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dënoi sulmin ndaj gjyqtarit Halil Umut Meler pas ndeshjes së luajtur mes Ankaragucu dhe Rizespor në Superligën e Turqisë.

Në deklaratën e tij, Infantino deklaroi se sulmi ishte i papranueshëm.

“Nuk ka vend për dhunë në futboll, në fushë apo jashtë fushës. Ajo që ndodhi pas ndeshjes MKE Ankaragucu-Çaykur Rizespor në Superligë është e papranueshme. Veprime të tilla nuk kanë vend në sport dhe shoqëri”, deklaroi kreu i shtëpisë së futbollit botëror.

“Pa gjyqtarë nuk ka futboll. Duhet të sigurohet siguria e gjyqtarëve, lojtarëve, tifozëve dhe stafit teknik dhe ata duhet të shijojnë lojën.

U bëj thirrje autoriteteve përkatëse të sigurojnë që kjo të zbatohet në në këtë mënyrë dhe që këta zyrtarë të respektohen në të gjitha nivelet”, ka shtuar më tej Infatino./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!