Gjyqtari Roland Hysi dhe psikologia Elona Meçani mbeten në qeli

schedule10:46 - 25 Janar, 2019

schedule 10:46 - 25 Janar, 2019

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në qeli gjyqtarin e gjykatës së Fierit Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani.

Gjyqtari i Fierit dhe psikologia u arrestuan pas denoncimit në programin “Stop” në Tv Klan për marrje rryshfeti dhe kërkim favoresh seksuale nga një palë në gjykim. Apeli i Krimeve të Rënda la të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që kishte caktuar për të dy masën e sigurisë “arrest në burg”.

Edhe gjate seancës në shkallën e parë, gjyqtari tashmë i pezulluar nga detyra nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, nuk shfaqi pretendimet në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij, atë të “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve”.  Po ai ka pretenduar papërdorshmëri si provë të video-përgjimit të transmetuar në emisionin “Stop”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!